Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: Të paktën 7 anije do të ndërtohen nga kompania italo-shqiptare në Pashaliman! Do të furnizojmë..
Kryeministri tha se në marrëveshjen e nënshkruar mes kompanisë shtetërore italiane Fincantieri dhe asaj shqiptare, KAYO mes dy ministrive të Mbrojtjes, bëhet fjalë për ndërtimin e të paktën 7 anijeve në Pashaliman. Rama shtoi se Shqipëria shumë shpejt do të furnizojë Italinë me anije dhe po ishte e nevojshme dhe vendet e tjera. “Nuk janë dy anije të vogla, as dy varka, sepse kur bëhet fjalë për varka është lajm negativ, pra nuk janë vetëm 2 anije. Por, mbi të gjitha janë 7 anije që do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqiptare, pala italiane do të jetë Fincantieri, pala shqiptare do të jetë KAYO. Dhe kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët që do të krijojë vende pune, njohuri për të rinjtë shqiptarë dhe që do të...