A do të rivlerësohet shpëtimi i mijëra ushtarëve italianë nga nazizmi prej shqiptarëve? Meloni: Kemi disa projekte për këtë

A do të rivlerësohet shpëtimi i mijëra ushtarëve italianë nga nazizmi prej shqiptarëve? Meloni: Kemi disa projekte për këtë

Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se sakrifica e shqiptarëve në vitin 1943 për të shpëtuar mijëra ushtarë italianë nga nazsimi, meriton të rikujtohet dhe rivlerësohet.  Pyetja: Do doja t’ju pyesja për diçka që ka ndodhur 80 vite më parë. Në shtator të vitit 1943, mijëra ushtarë italianë të humbur nëpër Shqipëri u fshehën nga shqiptarët, të cilët i strehuan dhe i mbrojtën nga nazistët. A mendoni që ka ardhur koha që kjo faqe humanizmi të ndërsjellë meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet sot?  Giorgia Meloni: Po, meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet. Janë disa projekte që po përgatiten në këtë kuptim. Kjo është faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe e marrëdhënieve tona. Nëse do të kërkohej gatishmëria jonë për këtë ide, ne do ta kishim menjëherë.  Edi Rama: Unë do të doja të shtoja...