Marrëveshja për kampin e Gjadrit/ Rama gazetarit: Keni 2 vite me këtë pyetje…

Marrëveshja për kampin e Gjadrit/ Rama gazetarit: Keni 2 vite me këtë pyetje…

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur sot nëse është penduar për marrëveshjen me Italinë për kampin e Gjadrit. I pyetur nga një gazetar italian, Rama u shpreh se nuk ka asnjë pendesë, teksa ironizoi duke thënë se kjo pyetje i bëhet prej dy vitesh. “Më pyesni nëse jam penduar, por nëse nuk jeni penduar ju që më bëni të njëjtën pyetje prej 2 vitesh, si mund të pendohem unë, Kam bërë edhe 100 gjera të tjera. Këtu u fol për shumë projekte të përbashkëta, që i rrinë mirë Shqipërisë dhe Italisë. Projektet po vazhdojnë nmë tej. Në një kohë të arsyeshme, italianët do shohin efektet në faturat e energjisë nga interkonjeksioni. Edhe kompanitë italiane po investojnë. Po bashkëpunohet në fushën e mbrojtjes. Itali dhe Greqia janë...