“A je bashkëkryetar ti, për çfarë je?”, Rama filmohet në Romë duke kritikuar deputetin: Çpo bëni aty..

“A je bashkëkryetar ti, për çfarë je?”, Rama filmohet në Romë duke kritikuar deputetin: Çpo bëni aty..

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për një mbledhje të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni. Përpara takimit me homologen e tij italiane, kreu i qeverisë shqiptare është filmuar në rrugët e kryeqytetit italian duke biseduar me tone të ashpra me një prej deputetëve të tij në Tiranë. Megjithëse në prag të një takimi të rëndësishëm ku do të nënshkruheshin 16 marrëveshje, Rama ka gjetur kohën t’i drejtohet me kritika deputetit duke i kujtuar faktin që ai është bashkëkryetar dhe se po u krijohen pengesa. “Lëre grupin, po flas me ty. A je ti bashkëkryetar apo çfarë je? Ti çfarë bën, për çfarë je, të krijojnë pengesa? Çfarë po bëni aty, na keni kthyer një vit mbrapa”, dëgjohet Rama...