“Misioni kundër drogës”/ Ministrja Koçiu takim me homologun Piantedosi, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit

“Misioni kundër drogës”/ Ministrja Koçiu takim me homologun Piantedosi, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit

Në kuadër të takimit të parë të përbashkët ndërqeveritar Shqipëri–Itali, që u zhvillua sot në Romë, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim të frytshëm me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Piantedosi. Në qendër të bisedës ishin forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, lufta kundër trafikut të narkotikëve, krimit të organizuar e pastrimit të parave, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në trajnimin e policisë. Në prani të të dy ministrave, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit “Misioni kundër drogës” ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës të Republikës Italiane. Ky dokument synon rritjen e cilësisë së bashkëpunimit operacional, lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mbi grupet kriminale, forcimin e operacioneve dhe hetimeve...