Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet e bashkëpunimit

Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshjet e bashkëpunimit

Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët. Ky takim i nivelit të lartë u zhvilluan në kryeqytetin italian në Romë ndërsa ceremonia nisi me himnet respektive të dy vendeve. Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga homologia e tij italiane Georgia Meloni, me të cilën shkëmbyen dhe biseda të shkurtra gjatë takimeve me zyrtarë të tjerë të lartë. Takimi vijoi me firmosjen e marrëveshjeve dhe memorandumeve bashkëpunuese mes dy vendeve. Bëhet fjalë për 16 marrëveshje në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar. Kjo është mbledhja e parë mes qeverisë shqiptare dhe një vendi i cili është pjesë e Bashkimit Evropian. Tashmë me firmosjen...