Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
PD çon “hetimorët” në Kushtetuese, rrëzimi i kërkesës për ngritjen e komisioneve konsiderohet i padrejtë nga opozita
Partia Demokratike ka goditur në Gjykatën Kushtetuese Parlamentin, i cili rrëzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore; komisionin hetimor për zgjedhjet e 11 majit dhe komisionin hetimor për ish-zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal. 38 deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë nga gjykata të shpallë antikushtetuese dy votimet e mazhorancës socialiste e t’i hapë rrugë ngritjes së dy komisioneve. Në kërkesën e opozitës theksohet se neni 77 i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi me kërkesë të 1/4 së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë”, ndaj deputetet duhet të votonin pro dy komisioneve të kërkuara nga PD./vizionplus.tv