Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni firmosën sot një sërë marrëveshjesh që forcojnë bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në sektorë kyç.
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, dy liderët shkëmbyen marrëveshje dypalëshe dhe memorandume mirëkuptimi që synojnë të fuqizojnë bashkëpunimin në:
• Kujdesin shëndetësor• Energjinë dhe mjedisin• Industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes• Menaxhimin e migracionit• Arsimin dhe inovacionin• Diasporën dhe transformimin ekonomik
Në një postim në Facebook, Rama shkroi:
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.”
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambientet e jashtme të Vila Doria Pamphilj, një rezidencë historike e shekullit të 17-të dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku do të zhvillohen edhe aktivitetet e tjera të ditës.
Mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri–Itali, Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje për bashkëpunim në sektorë kyç
