Ngjarja në Rinas, gazetari: Është një skuadër vrasjesh e frikshme, i njoh kush janë! I nxorra fotot e emrat para 4 vitesh! Vranë Brilant Martinaj

Ngjarja në Rinas, gazetari: Është një skuadër vrasjesh e frikshme, i njoh kush janë! I nxorra fotot e emrat para 4 vitesh! Vranë Brilant Martinaj

Artan Hoxha, gazetari investigativ, ka folur për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu. Hoxha ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Sheqeri. “Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Vazhdimisht kam folur për një skuadër pushkatimi e cila zakonisht është rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet, por sa herë del, rendimenti për fat të keq është 100 për qind dhe nuk është e mundur të kapet nga agjencitë tona. Në fakt, është një skuadër e frikshme dhe ka kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. Kam nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. Është një skuadër vrasjesh. Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në...