Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“U manipuluan votat në Durrës”/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja
Gjykata e Lartë ka vendosur që SPAK të nisë hetimet mbi pretendimet e kandidatit Aulon Kalaja. Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit. “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit. Kalaja kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj.