Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim

Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve. Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin e linjës nënujore Shqipëri–Itali, një infrastrukturë energjetike e rëndësishme që do të lidhë sistemet elektroenergjetike të të dy vendeve. Ky projekt është pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim, që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë, duke krijuar një rrjet strategjik me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë energjetike të gjithë rajonit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Balluku theksoi rëndësinë e këtij investimi, i...