Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro u dogjën plotësisht
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike. Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë. Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00. Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët....