“Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epsteinit. Përmendet edhe Trump

“Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epsteinit. Përmendet edhe Trump

Princi Andrew (që sot i është hequr ky titull) i kishte shkruar në një email mikut të tij financierit Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell -it në vitin 2011, “Nuk mundem ta duroj më këtë”, pasi u informua se gazeta britanike Mail on Sunday do të publikonte një artikull për lidhjet e tij me ta. Email-i i tij ishte pjesë e dokumenteve të publikuara të mërkurën e 12 nëntorit, nga pasuria e Epstein. Dokumente në të cilat përmendet dhe presidenti amerikan Donald Trump. Reagimi i ish-princit erdhi pasi Maxwell i kishte përcjellë atij një email që asaj ia kishte dërguar gazeta Mail on Sunday, në mars 2011, për t’i dhënë të drejtën e përgjigjes, në lidhje me një shkrim ku përfshiheshin pretendime të shumta për Andrew-n....