Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Zelensky nuk mund të mos e dinte”, gazetari ukrainas flet për skandalin: Hetimi do të tregojë nëse Presidenti është bashkëfajtor
Skandali më i fundit i korrupsionit në Ukrainë, që ka tronditur kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom, ka sjellë dorëheqjen e dy ministrave dhe po prek gjithnjë e më shumë rrethin e ngushtë të presidentit Volodymyr Zelensky. Gazetari i njohur investigativ Yuriy Nikolov, themelues i platformës antikorrupsion Nashi Groshi, e cila prej 15 vitesh ndjek aferat e errëta të prokurimeve publike, tregon se korrupsioni në këtë sektor ishte diçka e njohur dhe e denoncuar publikisht prej kohësh. “Unë shkruaj për korrupsionin në Energoatom që kur u krijua Nashi Groshi. Tani, më në fund, Byroja Kombëtare Antikorrupsion (NABU) ka nisur të merret me këtë çështje”, thotë Nikolov për “La Repubblica”, përcjell A2 CNN. Sipas tij, është e pamundur që presidenti Zelensky të mos ketë qenë në...