U thirr për “21 janarin”, a do të paraqitet nesër Berisha në SPAK? Ja si përgjigjet kreu i PD

Kreu i PD-së, Sali Berisha në deklaratën për mediat u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, nëse do të paraqitet nesër në SPAK.
Sali Berisha:
I jam përgjigjur në jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë. Nuk ka koment. Por ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrje, ata që përdorin këtë për propagandë për të ulur skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, akt i shëmtuar.