Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kryeministri Rama në Romë, pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Romë në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane është pritur me ceremoni nga homologja e tij, Giorgia Meloni. Takimi mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura. Gjatë mbledhjes, pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi, të cilat pritet të forcojnë partneritetin strategjik mes dy vendeve. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, bën me dije se këto dokumente përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Në ceremoninë zyrtare të mbledhjes së nivelit të lartë, pritet të firmosen këto marrëveshje kryesore: Bashkëpunimi...