Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nëna e tre fëmijëve bëhet gruaja e parë që do të ekstradohet nga Britania në Shqipëri
Një shtetase shqiptare, nënë e tre fëmijëve, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania në Shqipëri ku do të përballet me burgim. Prokurorët shqiptarë kanë kërkuar ekstradimin e Lirie Delishit për të vuajtur një dënim me katër muaj burg, pasi ajo u kap duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune ndërsa përpiqej të fluturonte nga Tirana për në Romë në vitin 2019. Ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë kur apeloi kundër vendimit për ekstradim. Ajo tha se do të ishte “e tmerrshme” që dy fëmijët e saj më të mëdhenj të ndaheshin nga ajo dhe foshnja e vogël. Delishi tha se partneri i saj, i quajtur Edmond, ndoshta do të humbasë muajt e parë të jetës së fëmijës së tyre të...