Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas rikthimit të Veliaj në detyrë, mblidhet Këshilli Bashkiak/ Zbulohet data…
Të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës. Kjo do të jetë mbledhja e parë pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas informacioneve ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet gjatë mbledhjes. Veliaj u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ku kanë votuar me 51 vota pro, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë. Vendimi erdhi si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.