Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Eddie Murphy rrëfen për herë të parë betejën me çrregullimin obsesiv-kompulsiv
Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Eddie Murphy, ka folur për herë të parë publikisht për përvojën e tij me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD), në dokumentarin e ri të Netflix, “Being Eddie”. Ylli 64-vjeçar zbulon se simptomat i kishte vënë re që fëmijë, por atëherë nuk e dinte se çfarë po përjetonte. “Kur isha i vogël, kontrolloja sobën disa herë në natë për t’u siguruar që gazi ishte fikur. Mendoja se po bëja gjëra të çuditshme, por nuk e dija pse,” tregon Murphy. Ai shton se askush në familjen e tij nuk e kishte kuptuar situatën. “Nëna ime nuk e dinte. Bëja edhe zhurma të çuditshme kur shikoja televizor dhe nuk mund ta shpjegoja dot.” Për herë të parë, ai e kuptoi çfarë kishte, kur si...