U përurua 2 muaj më parë nga Balluku,rruga Qukës-Qafë Plloçë nis të degradohet,rrëshqitje dherash në aksin 260 mln euro

U përurua 2 muaj më parë nga Balluku,rruga Qukës-Qafë Plloçë nis të degradohet,rrëshqitje dherash në aksin 260 mln euro

Një rrëshqitje dherash është regjistruar të mërkurën në mesditë në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të saj. Edhe pse fatmirësisht nuk pati dëme, ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj rruge, e cila u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto marramendëse prej 260 milionë eurosh. Kompania kontraktore ndërhyri për pastrimin e rrugës, dhe punimet për stabilizimin e terrenit vijojnë edhe gjatë së enjtes. Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi. Vetëm pak javë më parë, një rrëshqitje shkëmbore në të njëjtin aks bllokoi për orë të tëra njërën korsi të qarkullimit. Rruga që...