Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Papa ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimore në vend, duke paralajmëruar se ministrja Belinda Balluku nëse vendos të flasë, mund të çojë drejt rrëzimit të kryeministrit Edi Rama. Papa theksoi se Rama është i trembur, pasi Balluku ka në dorë informacione që mund ta përfshijnë drejtpërdrejt edhe atë në hetime. Sipas tij, hetimet ndaj Ballukut janë shumë më të thella se çështja e Tunelit të Llogarasë dhe lidhen me interesa të mëdha financiare dhe gjeopolitike mes Turqisë dhe Greqisë. Papa tha gjithashtu se pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen “21 Janari”, do të vijë radha edhe e vetë kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, duke përmendur gjithashtu edhe dosjen “McGonigal” si një tjetër hetim ku janë kërkuar të dhëna nga SPAK te SHBA.
Ja çfarë deklaron Robert Papa
“Amerikanët e mbështesin SPAK-un, po, por amerikanët nuk mund ta kuptojnë dot mentalitetin shqiptar, realitetin shqiptar, se si funksionon. Në qoftë se ti mban Berishën nëntë muaj në ballkon dhe lejon Lubinë, ose Mata Harin, e Greqisë të pozojë duke pirë kafe me palloshin, siç thotë ajo, ti nuk po bën drejtësi. Çdo ditë që ajo hyn në zyrën e saj, zhduk prova. Nuk është thjesht hetimi i Tunelit të LLogarasë së saj (sepse ajo bën davanë e grekut), por kërkon milionat e Stambollit, Ankarasë, Erdoganit. Në Porto Palermo është favorizuar haptas Greqia. Në kohën që është e pandehur, Mitsotakis i ofron një takim me ExxonMobil, për shitjet e mëdha masive që do të bëhen të gazit amerikan dhe do të kalojë përmes Greqisë. Shqipëria nuk ka asnjë rol. Rama është i trembur. Ajo e kontrollon dhe e ka detyruar të dalë ngjitur me të, ulur, të flasë mbas saj dhe të shkojnë të pinë kafe. “Kafet” janë me helm te PS-ja, në traditë. Rama kërkon t’u tregojë Dumanëve, prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK-ut që mos e prekni Ballukun, aq kohë sa jam unë në zyrën e Mehmet Shehut. Balluku e merr me vete Ramën në qoftë se fillon të flasë. Në qoftë se fillon të flasë me pak koncepte intelektuale (që nuk i ka), jo si “tigri” që mërmërit, por nuk dëshmon realisht ndaj kreut të mafies qeveritare shqiptare. Në këtë ekuacion hyn edhe Veliaj, i cili kërkon të drejtojë bashkinë nga qelia, kur dihet që është dënuar për korrupsion. Çdo firmë e tij është potencialisht korrupsion i ri. Është takuar ai me afrikano-amerikanin Adams, kur thuhet që u nxor nga qelia dhe është bërë takimi në Vlorë apo në Ambasadën Amerikane? Në qoftë se takimi është bërë në Ambasadën Amerikane. Veliaj di shumë, aq më shumë di Fuga. Kështu që Rama rrethohet nga të pandehur, nga të akuzuar, dhe çdo ditë afrohet më shumë ndaj tij. Taktikisht, duke thirrur Berishën për 21 Janarin, Dumani do të thërrasë dhe Ramën. Pra, Kryeministri zyrtarisht do të shkojë në SPAK. Unë mendoj se ka qenë më parë në SPAK për dosjen “McGonigal”. Është thënë që Neza është mbajtur gjashtë orë në SPAK. Nuk janë pak! Po t’u kthehemi të gjithë vizitave në SPAK të këtyre të dënuarve, kështu ka nisur. Dumani ka pranuar që presin dy letër-porosi nga Amerika për dosjen “McGonigal,” 8000 faqe. Natyrisht që Rama ka imunitet si Kryeministër, dhe unë nuk uroj të ndodhë ajo që thotë “Ëashington Examiner” që do përfundojë si Noriega. Rama është aq i zgjuar sa të kuptojë që end game (fundi i lojës) është afër dhe nuk vazhdohet me farsa. Nuk vazhdohet me emërime njerëzish të panjohur në poste të rëndësishme. Do të prodhosh Lubinë që të thotë, pa pikë turpi pallosh. Vetë media greke thotë: “Nga ndihmës shtëpiake në zëvendës-kryeministre, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”. Por një parti që e ka traditën me injorantë në byronë politike, ministra dhe zëvendës-kryeministra, kjo nuk është një risi. Propaganda e Ramës po vuan nga ikja e Gebelsit, Fuga. Kërkon të spostojë vëmendjen me Giorgia Melonin. Nuk e kuptoj se si mund të ulesh në një tryezë në një vend që është në BE, me të cilin s’ke asgjë të përbashkët. Aq më tepër që ti je një qeveri e majtë, vazhduese e një partie kriminale, dhe ajo është vazhduese e partisë së Duçes, e reformuar. Vetëm korrupsioni, vjedhja i lidh, asgjë tjetër.”
Ja kush është ministrja që mund të fundosë Ramën dhe të tronditë gjithë Partinë Socialiste, Robert Papa zbulon…
