Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit, hetimet shtrihen deri në Spanjë

Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit, hetimet shtrihen deri në Spanjë

Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, të cilët udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor ranë pre e një atentati. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka mësuar se hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona atje ku qëndruan tre ditë Dani dhe Sheqeri, shkruan A2 CNN. Grupi hetimor dyshon se Dani ndiqej prej shumë kohësh nga autorët madje është ndjekur edhe kur është nisur drejt Spanjës më datë 7 nëntor. Si u realizua atentati? Gilmando Dani u ekzekutua në rrethrrotullimin para hyrjes së Aeroportit të Rinasit, pasi sapo ishte kthyer nga Barcelona. Mbi makinën...