Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Europa mobilizohet kundër dronëve, si teknologjia e re po ndryshon “lojën” e mbrojtjes
Europa është në gjendje alarmi pasi fluturimet e dronëve në hapësirën ajrore të NATO-s arritën një shkallë të paprecedentë në shtator, duke shtyrë liderët europianë të bien dakord për ndërtimin e një “muri dronësh”. Euronews shkruan se në një magazinë qindra kilometra larg Ukrainës, punëtorët në veri të Danimarkës montojnë me kujdes pajisje kundër dronëve. Disa prej tyre do të eksportohen në Kiev për të bllokuar teknologjinë ruse në fushën e betejës, ndërsa të tjerat do të shpërndahen nëpër Europë për të luftuar një seri shkeljesh të hapësirës ajrore të NATO-s që kanë shqetësuar kontinentin. Dy kompani daneze, të fokusuara më parë kryesisht në mbrojtje, raportojnë një rritje të klientëve të rinj që kërkojnë të mbrojnë aeroportet, baza ushtaraket dhe infrastrukturën kritike të vendeve të tyre,...