Zyrtarizohet shërbimi rezervist, zbardhen rregullat e pranimit dhe gradimit, si dhe koha minimale e detyrës

Zyrtarizohet shërbimi rezervist, zbardhen rregullat e pranimit dhe gradimit, si dhe koha minimale e detyrës

Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, ka miratuar një vendim kyç që përcakton kriteret dhe procedurat e detajuara për pranimin, titullimin dhe gradimin e ushtarakëve në Shërbimin Ushtarak Rezervist. Ky vendim, i bazuar në Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist”, ka për qëllim sigurimin e individëve të trajnuar për kompletimin e Forcave të Armatosura dhe ruajtjen e gatishmërisë së vendit. Kriteret e pranimit dhe sfera e zbatimit Rregullorja e re mbulon dy kategori kryesore individësh. Ushtarakët në rezervë konsiderohen ata që kanë shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv, ata që nuk kanë shërbyer më parë në shërbimin ushtarak aktiv, por plotësojnë kriteret e përgjithshme ligjore. Shtetasit civilë, ditën e titullimit “ushtar”, “nënoficer” ose “oficer rezervist”, kryejnë betimin ushtarak....