Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Sot mbledhja e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama me 10 ministra në Romë: Ditë historike, i hapet rrugë 16 marrëveshjeve të reja
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në Romë, e para mes dy qeverive, dhe që shënon nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama, së bashku me 10 ministra, do të marrin pjesë në takimin e përbashkët me kabinetin italian. Kreu i qeverisë e cilëson këtë takim të përbashkët si një ditë historike të vendit tonë për marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa bën me dije se do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi me Italinë, që e vlerëson si “fqinjin tonë të çmuar perëndimor”. “Një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të...