“Qendrat bosh në Shqipëri”| Samiti Meloni-Rama dhe marrëveshja për emigrantët

“Qendrat bosh në Shqipëri”| Samiti Meloni-Rama dhe marrëveshja për emigrantët

Për italianët, çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme e samitit ndërqeveritar Shqipëri-Itali që zhvillohet sot në Romë nuk është energjia, mbrojtja apo ndërtimi, por marrëveshja për emigrantët. Dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, rezultatet janë larg pritshmërive dhe La Stampa ka publikuar një analizë të detajuar që e cilëson projektin si një dështim të dukshëm. ARTIKULLI Dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, mesatarisht vetëm 20 migrantë janë mbajtur në qendrat në Shqipëri, nga rreth 3 mijë që ishin parashikuar fillimisht për çdo muaj, për një total prej 36 mijë në vit, që mbetet një shifër virtuale. Dështimi i qendrave për azilkërkuesit dhe për kthimet është i dukshëm në shifra dhe në pamjet e strukturave pothuajse bosh, ku punonjës shtetërorë paguhen me fonde publike ndërsa presin...