Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Itali , Rama në Romë: Ditë historike, i hapim rrugën 16 marrëveshjeve

Mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Itali , Rama në Romë: Ditë historike, i hapim rrugën 16 marrëveshjeve

Këtë të enjte, në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government). Ky takim, që do të zhvillohet mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryeministren italiane Giorgia Meloni. Shefi i qeverisë thekson se në këtë mbledhje do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik. “MIRËMËNGJES 😊dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të...