Vrasja e Glimando Danit, dëshmia e gazetarit: Pas atentatit në Rinas, kaloi një delegacion zyrtar

Vrasja e Glimando Danit, dëshmia e gazetarit: Pas atentatit në Rinas, kaloi një delegacion zyrtar

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e një dite më parë në Rinas ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë agjenti i AMP-së Mustafa Sheqeri. Në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Igli Çelmeta bëri të ditur se dy minuta pas atentatit, në vendin e ngjarja ka kaluar një delegacion zyrtar. “Dy minuta pas ngjarjes së rëndë para makinës së bërë shoshë nga plumbat ka kaluar edhe një delegacion zyrtar”, raportoi gazetari Çelmeta në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN. Si në një skenë filmi mafioz, Çelmeta shpjegoi të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe tha se autorët ishin të maskuar me uniforma të ngjashme me ato...