FOTOT-Makina del nga rruga në Novoselë/ Momenti kur të dëmtuarit dërgohen në spital,  ja gjendja e tyre…

FOTOT-Makina del nga rruga në Novoselë/ Momenti kur të dëmtuarit dërgohen në spital, ja gjendja e tyre…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.  Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga, në afërsi të fshatit Novoselë, duke lënë të plagosur disa persona.  Të rinjtë janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmën e parë.  Mjeti pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse ka përfunduar në kanal.  Aktualisht personat që ishin në makinë paraqiten jashtë rrezikut për jetën.  Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet dhe zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.