Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ekzekutua Gilmando Dani? “Filmi” i vrasjes në Rinas!
Vetëm 55 sekonda u deshën për atentatin mafioz ndaj Gilmando Danit në Rinas, ku mbeti i plagosur agjenti i AMP-së Mustafa Sheqeri. Pamjet e siguruara nga A2 CNN tregojnë momentin kur tre autorë hapin zjarr ndaj makinës së Danit, duke e qëlluar disa herë për t’u siguruar që ishte eliminuar. Ndërsa hetimet avancojnë, policia ka identifikuar një nga personat që dyshohet se informonte autorët për lëvizjet e viktimës. Vetëm 55 sekonda i mjaftuan autorëve për të kryer ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Atentat ku mbeti i plagosur edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa Sheqeri. Në videon e siguruar nga A2CNN shfaqet momenti i sulmit ndaj automjetit tip “Mercedes Benz S-Class”, me të cilin udhëtonte Dani. Në pamje shihet një automjet tjetër i ndaluar në anë të rrugës, që më pas rezulton të jetë përdorur për...