Arjola Zadrima: Bota s’njeh dashni, bir… – ObserverKult
…bota s’njeh dashni, bir,ajo asht veç një lamsh i vjetërqë ndjenjat braktis në kishat baroke të një lashtësie apostolike.Njerëzit abuzojnë me forcën,tue mendue se Ati i Gjithpushtetshëm ua ka lanë trashigim.Lypsat shtohen, të vegjlit e tyne thithin të njëjtën sisë,të tamlit të huej.Ata t’palamë, t’paveshun e ti i ke frikë.Janë si na dritë.Qejve prapë kanë me u gjujtë me shkelm,mos u tromaks,atij burrit sot nuk i ka ecë,e inatin ia qet një qenit të gjorë.S’di me ta shpjegu pse jeta nganjiherëasht e shkurtë.Më fal.Mbaje mend veç brenda krahëve të mi asht butë,dimni aty s’mundet me hy,fryma asht e ngrohtë,jeta asht TI.Mbylli sytë, krejt ngjyrat e ylberit merri,shkrueji andrrat tuejae banu lajmëtar i dashnisë ma të shenjtë që të kam msue,asaj për njirin, e krejt çka të prek syni.Kjo asht guxim…Se bota asht meskine bir,kujtojnë se zemrat shiten, e përqafimet blehen shtrenjtë a lirë.Ata s’dinë sa amël të shtrëngon nana në gji,pa kurgja mbas shpirtit, veç dashni.Pash frymën tande, mos u ban si ata!
ObserverKult

Leave a Reply