Zgjedhjet e pjesshme të së dielës që lamë pas ishin një tjetër pikë diskutimi mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio, deputeti socialist Ardit Bido, i pyetur për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, tha se kjo tregon që nuk ka pakënaqësi në vend.
Por për gazetarin Poli Hoxha, ky është degradimi dhe fundi i klasës politike.
Pjesë nga biseda:
Bido: Nëse do të kishte pakënaqësi të madhe ndaj PS-së, do të ishte përkthyer në votë proteste.
Hoxha: Në këtë situatë nuk na kap as shkenca.
Bido: Në çdo pakënaqësi rritet niveli i pjesëmarrjes.
Ramaj: Kjo është vrasje e demokracisë.
Kikia: Nga monitorimi që unë bëj, nuk më rezulton që Vlora të jetë për të ndezur fishekzjarrë. Njerëzit atje kanë ankesa për gjëra madhore, që kërkojnë investime afatgjata.
Bido: Për ujin po investohet. Vlora ka pasur shqetësime të mëdha për ujin, është duke u investuar. Në mesin e vitit të ardhshëm do të jetë gati ujësjellësi.
Hoxha: Ne jemi në një fazë që këta, ashtu si vetë PD-ja, lëngon dhe nuk di çfarë të bëjë me liderin e saj. Mbi të gjitha, ky pushtet investoi për Berishën, tani i ka ngelur në derë. Kjo lojë e klasës politike për të krijuar bipolaritet, ku Rama sa herë nuk ka çfarë të thotë për pushtetin e vet, kthehet te videot ngushëlluese për Fatos Nanon, treçereku i të cilave ishte me ’97-ën dhe Sali Berishën.
Borakaj: Po sepse e jep efektin te qytetarët?
Hoxha: E ka dhënë, por nuk e jep më. Investoi te “gogoli”, dhe as “gogoli” s’i duhet më as PD-së, as Edi Ramës. Në të gjitha bashkitë votimi ishte 18%. Edhe po ta çoj 40%, a është legjitime moralisht? Po të ishte në Kosovë, do të kishin kaluar në balotazh. Ky është fillimi i fazës së degradimit të kësaj klase politike.
