Sean “Diddy” Combs përballet me masa disiplinore në burg?

Sean “Diddy” Combs përballet me masa disiplinore në burg?

Sean “Diddy” Combs mund të përballet me masa disiplinore ndërsa vazhdon të vuajë dënimin e tij në Federal Correctional Institution, Fort Dix në New Jersey. Sipas raportimeve të CBS News, dokumentet e burgut tregojnë se producenti i njohur mund të humbasë privilegjet e telefonit, pasi dyshohet se ka realizuar një telefonatë treshe të paautorizuar pak pas transferimit të tij në këtë institucion. Megjithatë, përfaqësuesi i tij ka mohuar çdo shkelje, duke deklaruar se telefonata është realizuar nga një avokat, në kuadër të komunikimit avokat-klient, dhe se gjithçka ishte “brenda rregullave dhe plotësisht e përshtatshme.” “Ai është pjesë e programit të trajtimit të varësisë dhe punon në bibliotekën e kapelës së burgut,” u shpreh zëdhënësi Juda Engelmayer për PEOPLE. “Ai nuk ka thyer asnjë rregull të...