Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë pasdite në Rrethrrotullimin e Rinasit.
Në një postim në rrjete sociale, Tomorri ka ngritur akuza se Rama e ka kthyer sipas tij Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze nisur nga përfshirja e punonjësit të AMP-së në ngjarje.
Sa i takon Ministres së Brendshme, Tomorri thotë se kjo e fundit është thjesht një kukull e Ramës e vendosur sa për fasadë.
Reagimi i Tomorrit:
E kanë vënë kukull ministren e Brendshme, vetëm sa për fasadë.
Madje i kanë thënë publikisht: ‘Ti nuk ke punë me policinë, merre me adresat.’
Sepse Policinë e Shtetit ia kanë dhënë me outsourcing krimit të organizuar. Në çdo ngjarje të madhe kriminale ka policë të përfshirë, në të gjitha pa përjashtim.
Krimi vendos emërimet e inspektorëve, të shefave të komisariateve, madje edhe të Drejtorit të Përgjithshëm.
Por tani kanë shkuar edhe më tej: kanë marrë nën kontroll edhe strukturën që duhet të hetojë vetë policët.
Ky që mahnit Brukselin me ‘Diellën’ dhe reformbatutat e tij, ndërkohë e ka shndërruar Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze.
E tani, nxirrni ‘Taçke-Kosën’ dhe ‘Kallasen’ e Brukselit të sulmojnë opozitën, se paskemi fyer ambasadorin!
Njësoj si Maria Antoneta: ne kemi Policinë e Shtetit në duart e krimit, ndërsa ata kanë hallin e biskotave të ambasadorit.