Atentati në Rinas, Hoxha: Në Belgjikë kanë kërkuar të dalë ushtria në rrugë, në Shqipëri porositen vrasje nga burgu

Gazetari dhe analisti Poli Hoxha ka komentuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, atentatin e sotëm në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani.
Hoxha tha se nuk është problem vetëm fakti që ka krime, pasi kudo mund të ndodhin raste të tilla, por mungesa e vëmendjes së institucioneve ndaj personave me precedentë apo të dënuar.
Ai theksoi se sot në Belgjikë është kërkuar që të dalë ushtria në terren për shkak të kriminalitetit të lartë.

Sipas tij, Gilmando Dani, i mbetur i vrarë në atentatin e sotëm, vijonte aktivitetin së bashku me Emiljano Shullazin, edhe pse ky i fundit ndodhet në burg.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Në Belgjikë kanë bërë thirrje të dalë ushtria për shkak të vrasjeve. Në Shqipëri, çështja është që kur del një person si Dani nga burgu, kur dihet që ka disa pista armiqësie, dihet që është krahu i djathtë i Shullazit. Shullazin një herë po, një herë jo, e fusin në BISS.
Borakaj: Vazhdon Shullazi nga burgu?
Hoxha: Siç ke parë nga përgjimet, nga brenda burgut jep urdhra për vrasjen e vëllezërve Bami.