Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Lucifer”, biologët zbulojnë një lloj të re blete në Australi
Një specie e re blete, e quajtur “Lucifer” është zbuluar në Australi. Bleta quhet “Lucifer” për shkak të pamjes djallëzore që i japin brirët e vegjël në kokë. Studiuesit njoftuan zbulimin të martën dhe u gjet në Australinë Perëndimore,. Ndërsa studionte një lule të egër shkencëtarja e Shkollës së Shkencave Molekulare dhe të Jetës të Universiteti Curtin në Perth, Kit Prendergast zbuloi këtë bletë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e saj për shkak të pamjes së saj unike. “Femra kishte brirë tepër të vegjël në kokë,” vuri në dukje ajo në një botim universitar. Shkencëtarja, një fanse e serialit televiziv “Lucifer” që e shikonte në Netflix, vendosi që ky emër i përshtatej në mënyrë të përkryer pamjes djallëzore që e karakterizon këtë bletë. “Është anëtari...