Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
U përdor nga autorët për të eliminuar krahun e djathtë të Shullazit, fotoja e makinës së djegur në Krujë
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foton e makinës tip “Toyota” që u dogj në Krujë, pasi u përdor në atentatin e sotëm në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Muçi Shaljani. Në automjetin e djegur janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv