U arratis nga burgu i Lezhës, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami! Ja kush më ndihmoi

Laze ka thënë se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë fshehur besimtarë të ndryshëm të fesë islame.
49 vjeçari menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët prej dy javësh ruanin banesën e Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.
Daut Laze ishte arrestuar në nëntor 2021 për veprën penale të dhunës në familje. Në nëntor 2024, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor. Më 4 shkurt 2025, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, u konstatua mungesa e tij.
Sipas autoriteteve, Laze kishte shfrytëzuar momentin për t’u larguar nga rrethimi i institucionit duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut.
Si përgjegjës për arratisjen e 49-vjeçarin, gardianët Gjin Ndoka punonjës shërbimi në kupolë, Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie) janë nën hetim u është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi: nga Gjykata e Lezhës, ndërsa ndaj Zhaneta Mellas, (operatore kamereve) është vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.