Atentati në Rinas/ Makina e autorëve gjendet pranë një përroi në pyllin e fshatit Halil, policët nuk i afrohen dot

Atentati në Rinas/ Makina e autorëve gjendet pranë një përroi në pyllin e fshatit Halil, policët nuk i afrohen dot

Ky është vendi në fshatin Halil të Krujës, ku autorët e dyshuar të atentatit me një të vrarë dhe një të plagosur dogjën automjetin që përdorën gjatë ngjarjes. Autorët zgjodhën ta digjnin makinën pranë një përroi, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Halil. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të ardhur nga DVP Tiranë, të cilët kanë krijuar edhe perimetrin e sigurisë. Makina e djegur dyshohet se ka armë brenda por efektivët nuk janë afruar ende pasi nga flakët mund të ndodhë që të shpërthejnë plumbat.