Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Makina u gjet e djegur në një përrua në Fushë-Krujë, policia jep detaje: Ja çfarë u gjetën në mjet
Policia e Fushë-Krujës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen e mjetit më të cilin kanë lëvizur autorët e atentatit ndaj Gilmando Danit, pranë aeroportit të Rinasit pasditen e sotme. Krujë Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.