Atentati në Rinas/ “Shteti duket si spektator i krimit”, reagon Salianji: Bandat eliminojnë kë të duan e ku të dua

Atentati në Rinas/ “Shteti duket si spektator i krimit”, reagon Salianji: Bandat eliminojnë kë të duan e ku të dua

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit në Rinas, ku u ekzekutua me breshëri Gilmando Dani dhe u plagos rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP-së që e shoqëronte. Në reagimin e tij, Ervin Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit. Sipas tij, ngjarja sot në Rinas është alarmante, pasi kjo zonë duhet të ishte me siguri maksimale. “Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan! Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit. Në...