No Image Available

Gibran: Më është lodhur shpirti nga llafazanët

Nga Khalil Gibran Zgjohem në mëngjes dhe shoh fjalët, ulur pranë meje, në faqet e letrave, gazetave dhe revistave. Dhe fjalët më hedhin shikime, plot dinakëri dhe gënjeshtra.Atëherë, ngrihem dhe shkoj e ulem pranë dritares, për ta çliruar veten time nga veli i gjumit, me një filxhan kafe, por edhe fjalët ngrihen, më ndjekin pas dhe vijnë ulen përballë meje, të paturpe dhe djallëzore. Pastaj, zgjatin dorën, kapin filxhanin e kafes dhe pinë kafe bashkë me mua. Nëse unë pi cigare, edhe ato pinë cigare bashkë me mua.Unë dal e shkoj në punë dhe fjalët më shoqërojnë, duke më shushatur veshët dhe duke turbulluar mendjen. Përpiqem t’i dëboj, por ato qeshin dhe tallen me mua, pastaj, përsëri, më pëshpëritin e më gumëzhijnë në vesh, duke...