Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kujdes: Këto dy gabime po i bëjnë shumica, ja si duhet të shkruhen…
Nga shumë problemet që has sot gjuha shqipe nga përdoruesit e saj (folësit dhe shkruesit), sjellim këtu dy prej tyre: 1. Mospërdorimi i pjesëzës “të” të së ardhmes së dëftores (do të).Pjesëza “të” e kohës së ardhme të mënyrës dëftore (do të) sot është drejt zhdukjes dhe rëndom hasim: “Do shkojmë…” dhe jo “Do të shkojmë..” ose: “Do e shohim…” dhe jo “Do ta shohim…” Madje, është për të ardhur keq, që këtë formë shkurtimi e gjejmë pothuajse në gjithë librat artistikë, dokumente të rëndësishme etj., dhe jo vetëm në gjuhën e folur. Nuk ka pse të na duket e tepërt, kur kjo pjesëz ka rolin dhe rëndësinë e vet. 2. Mospërdorimi i trajtës së shquar me mbaresat e saj përkatëse tek emrat dhe shkurtimet.Në...