Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Hiqen nga qarkullimi 7 mijë makina të vjetra në gjithë vendin, ja mosha mesatare e tyre
Në kuadër të masave për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur, se gjatë periudhës janar- tetor të vitit 2025, janë larguar përfundimisht nga qarkullimi në të gjithë vendin 7.071 mjete. Këto mjete janë çregjistruar përfundimisht, pasi nuk plotësonin standardet e sigurisë në qarkullim; nuk përmbushnin kushtet teknike të detyrueshme dhe paraqisnin shkallë të lartë amortizimi dhe konsumimi. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, mosha mesatare e flotës së çregjistruar është rreth 22 vjeç. Ky proces, është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të transportit rrugor në vend, pasi ndikon në sigurinë në rrugë, si dhe ka ndikim pozitiv në mjedis, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen që shkaktohet...