Paris Jackson tregon pasojat e abuzimit me drogë: Kam një vrimë në mes të hundës

Paris Jackson tregon pasojat e abuzimit me drogë: Kam një vrimë në mes të hundës

Paris Jackson, vajza 27-vjeçare e Michael Jackson, ka zbuluar një nga pasojat serioze që i ka lënë abuzimi me drogë, duke treguar se ka një vrimë në mes të hundës. Në një video të fundit në rrjetet sociale, Paris shpjegoi se kishte zhvilluar një septum të shpuar, një gjendje që shkakton fishkëllimë gjatë frymëmarrjes. “E kuptova që nuk e kisha trajtuar kurrë dhe ndonjëherë mund të jetë shumë e dukshme”, tha Paris, duke treguar gjendjen e saj përmes dritës së telefonit celular, raporton DailyMail. Ajo sqaroi se problemi i kishte ardhur nga përdorimi i drogës, që kishte nisur rreth moshës 20-vjeçare dhe kishte vuajtur prej shtatë vitesh. Ekspertët thonë se një septum i shpuar mund të shkaktohet nga kokaina, lëndime, infeksione ose sëmundje të tjera,...