Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Linjë e re ajrore Tiranë–Kretë, Balluku: Do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës më të re ajrore që do të lidhë Tiranën me Heraklionin, Kretë. Kjo linjë i shtohet rrjetit në zgjerim të destinacioneve që ofrohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”. Sipas ministres Balluku, fluturimi i ri do të krijojë një urë të rëndësishme komunikimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke iu shërbyer mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kretë, si edhe duke sjellë më shumë turistë drejt vendit tonë. Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon të zgjerojë kapacitetet dhe rrjetin e tij ndërkombëtar, duke arritur në 118 destinacione aktive. Për vitin 2025, sipas Ballukut, aeroporti pritet të thyejë një tjetër rekord historik, me 12 milionë pasagjerë të parashikuar të kalojnë nëpër terminalin e tij. “Heraklion...