Konkurrentja e Albanias Got Talent, Ornela, ka rrëfyer hapur në një intervistë në Mes’Drite se jeta e saj familjare ka qenë e vështirë, sidomos për shkak të marrëdhënies me bashkëshortin.
Ajo tregon se bashkëshorti ndodhet jashtë vendit dhe nuk ka ofruar mbështetje të plotë për tre vajzat e tyre, dy prej të cilave përballen me nevoja të veçanta. Vajza e madhe e Ornelës vuan nga epilepisa, ndërsa e vogla me spektrin e autizmit.Lexo edhe :Related Posts
“Mbështetjen financiare për vajzat e jep me gjysmë zemre. Jam shumë e lodhur shpirtërisht. Refuzoj t’i jap një mesazh nga ekrani, sepse nuk do ta dëgjonte fjalën time dhe do të më thoshte ‘Mbylle gojën’,” rrëfen Ornela.
Më tej, ajo pranon se bashkëshorti ka qenë i dhunshëm dhe se ka duruar për shkak të fëmijëve:
“Më dhunonte pas vdekjes së nënës time. Do doja të kisha një shtëpi time, të jetoja e qetë me vajzat dhe të vazhdoja përpara.”
Ornela thekson se përkundër të gjithave, ajo po përpiqet të rrëfejë historinë e saj dhe të vazhdojë përpara, duke u kujdesur vetë për vajzat dhe duke ndjekur ëndrrën e saj për muzikën.
Kam hequr dorë nga shkolla pasi duhet të punoja. Në 2011 jam martuar, isha 20 vjec. Pas një viti lindi vajza e parë. Deri në 5 vjeç ishte mirë, një muaj para se të hynte në klasën e parë e kapi epilepsia. Nuk dija asgjë për këtë sëmundje, aty e mësova. Me vajzën e madhe më shumë nga ndenjur nëpër spitale. , rrëfen mes lotësh Ornela duke emocionuar edhe moderatorët.
/vizionplus.tv

Leave a Reply