Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vetëm dy aleatët paraqiten në mbledhje/ Komisioni i Reformës Territoriale nis punimet, PD e bojkoton
Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike. PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë. Megjithatë, përballë deputetëve socialistë u shfaqn të ulur dy prej deputetëve nga partitë aleate të PD. Të pranishëm në komision ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.