Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

Dëshmia e Elton Kilës në “Plumbi i Artë”: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

Në seancën e së martës ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”, Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshminë e Elton Kilës. Kila: Në 2017 dhe 2018 më kanë shkatërruar biznesin. Kam një biznes prej 25 vitesh në treg për shitblerje makinash. Në 2017 kam pasur një tentativë për shkatërrim prone. Nuk u zbardh si ngjarje. Në 2018 ma shkatërruan fare biznesin. Si biznes e kam në Bradashesh. Hap pas hapi bëra 4 të tillë. Nga 2013 kam një bazë fikse. Para këtij aktiviteti kam qenë edhe jashtë Shqipërisë nga 1998-2003. Kam punuar më pas në import-export. Sillja makina në ato vite që nuk ka pasur shumë. Kam qëndruar në Francë, Gjermani, Zvicër. Në 2006 në Elbasan kam hapur dhe një palestër në Elbasan. Po ashtu...