“Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij

“Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij

Në seancën e së martës për dosjen “Plumbi i Artë”, Elton Kila dha dëshminë e tij për njohjet dhe marrëdhëniet me Florenc Çapjan dhe Suel Çelën, familjarët e tyre, si dhe shtetasin Luan Tabaku. Kila: Kam pasur pak njohje me Florenc Çapjen. Ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama. Njihemi të gjithë në Elbasan. Kam pasur edhe marrëdhënie për shkak të punës, kam shitur kam blerë. Me Suelin njihem se familja e Suelit kanë qenë komshi përballë me bashkëshorten time. Kam njohje edhe me familjarët e tij, të atin Petritin dhe vëllain, Marion. Kila: Në lidhje me ngjarjet ndaj meje nuk flisja as me vëllezërit e mi. Kur u përfol emri im, që kanë shkruar gazetat, ka paguar Suel Çela për mua, kam kërkuar takim...